Lëvorja e mandarinës do të mund të ndihmonte në luftën kundër tumorit. Në fakt, qelizat e kancerit të njeriut, të cilat përmbajnë enzimën P450 CYP1B1, janë të dëmtuara me substancën salvestrol Q40, të cilën e përmban lëvorja e mandarinës, kanë publikuar shkencëtarët e Leicester School of Pharmacy.
Ky zbulim do të mund të sillte deri tek mënyrat e reja të shërimit të kancerit të gjirit, mushkërive dhe vezoreve.
Kimisti mjekësor, Dr. Hoon L. Tan, thotë: "Është jashtëzakonisht interesante të gjesh përmbajtje në ushqim, i cili në mënyrë aq specifike sulmon kancerin. Salvestrolet ofron zgjidhje të reja".
"Në fakt, mungesa e konsumimit të salvestrolit në të ushqyerit bashkëkohorë, është pasojë e asaj që njerëzit çdo ditë e më pak përdorin lëvoret e fruteve. Ky do të mund të ishte njëri prej shkaktarëve kryesorë të numrit çdo ditë e më të madh të kancerit", ka thënë ai.
Zbulimi është paraqitur në konferencën britanike të farmaceutëve të mbajtur në Manchester.
Shkencëtarët përmendin se ky është vetëm hapi i parë drejt zbulimit të ilaçit, i cili në treg do të mund të paraqitej për pesë deri në shtatë vjet.
Ekipi hulumtues është aq i çuditur me zbulimin, saqë ka hapur kompaninë Nature’s Defence Investments, me të cilën dëshiron të mbrojë zbulimin e tij. Anëtarët e ekipit shpresojnë se do të arrijnë të prodhojnë ilaçin natyror kundër kancerit.