Site icon Telegrafi

Mos e hidhni lëvoren e gështenjës! Përdoreni t’i ngjallni xhufkat e flokëve

Ka të tillë të cilët thjesht i duan të pjekura apo të ziera, por edhe të tillë të cilët duan të provojnë një sërë recetash me gështenja

Mirëpo, të gjithë nuk e dinë që lëvorja e gështenjës mund të përdoret sërish. Si?

Për shembull, për përgatitjen e preparateve të cilat i aplikojmë në flokë ngjyrë gështenje.

Ky “ilaç i gjysheve” në fakt shërben për të zbardhur flokët dhe për t’u dhënë flokëve tuaj një shkëlqim të lehtë bakri, transmeton Telegrafi.

Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe zgjat gjysmë ore.

Merrni 15 lëvore gështenje dhe zhytni në një tenxhere me përafërsisht një litër e gjysmë ujë.

Zieni dhe lini të zihen rreth tre minuta në zjarr të vogël. Do të vëreni që uji do të bëhet i errët i gështenjtë.

Tani filtroni me ndihmën e një kullueseje dhe prisni të bëhet i vakët para se ta aplikoni në flokë si mjet për shpëlarje pas larjes me shampo.

Nëse dëshironi, mund të përdorni spërkatës.

Natyrisht, kjo nuk është ngjyra e vërtetë, por do të shihni që do t’ju ndihmojë të intensifikoni flokët tuaj të gështenjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version