Kurt Zouma është duke u lidhur me një kalim te Tottenham Hotspuri në këtë afat kalimtar.
Mbrojtësi francez nuk është në planet e Thomas Tuchel, derisa kanë një shënjestër për ta zëvendësuar.
Chelsea po tenton ta transferojë Jules Kounden nga Sevilla, mirëpo fillimisht duhet ta shesin Zouman te ndonjë skuadër.
Tottenhami i është bashkuar West Hamit në garën për mbrojtësin, derisa John Terry i ka lënë një kërkesë Zoumas.
“Mos e bëjë” – legjenda e Chelseat e etiketoi mbrojtësin në një postim të bërë nga Sky Sports, duke i kërkuar që të mos kalojë te rivali lokal.
Ende nuk është e qartë se ku do të luajë Zouma, mirëpo kjo kërkesë e Terryt mund të merret parasysh nga Zouma. /Telegrafi/