Ushqimi i ngrohur do të jetë njësoj i shijshëm dhe i freskët, sikur ai i sapopërgatitur
Disa artikuj fare nuk janë paraparë për t’u ngrohur, një numër i madh ushqimesh nuk duhet t’i fusni në furrën e mikrovalës, mirëpo shumica e artikujve, fatmirësisht, mund të ketë shije të shkëlqyeshme nëse ngrohet në mënyrë të drejtë! – transmeton Telegrafi.
Orizi
Në një tenxhere të vogël ngrohni pak vaj ulliri dhe shtoni orizin. Duke e përzier vazhdimisht me garuzhdë ngroheni orizin 3 deri në 4 minuta në temperaturë mesatare. Freskoni shijen e orizit me erëza sipas dëshirës – me piper, rozmarinë, borzilok apo rigon.
Makaronat
Qitni ujë në një tenxhere vetëm sa për të mbuluar fundin e tenxheres dhe shtoni 1 apo 2 lugë vaj ulliri. Shtoni makaronat dhe zini në temperaturë mesatare duke i përzier vazhdimisht derisa të ngrohen.
Pica
Më së miri është që picën ta ngrohni në furrë në mënyrë që të mbrojë shijen krokante. Furrën nxeheni në 180 gradë, më së shumti deri në 200 gradë Celsius. Në tepsi qitni pak vaj apo letër për pjekje. Ngroheni picën derisa në djathin e shkrirë të shfaqen flluska.
Sarmatë
Nuk është mirë ta ngrohni tërë sasinë, më së miri është t’i nxirrni aq sa dëshironi të hani. Qitni sarmatë në një tenxhere të vogël, në temperaturë mesatare dhe mbuloni me kapak. Shtoni pak ujë, në mënyrë që sarmatë të mos digjen dhe prisni të vlojnë disa minuta.
Mishi
Nxeheni furrën në 100 gradë, më së shumti në150 gradë Celsius. Në tepsi qitni pak vaj. Do t’ju nevojiten 20 deri në 30 minuta që të ngrohni copën e mishit apo mishin e pjekur. Nëse keni durim, mund të përdorni edhe tiganin. Qitni pak vaj në tigan dhe në temperaturë mesatare ngroheni mishin 1 deri në 2 minuta nga të dyja anët. /Telegrafi/