Telegrafi

Mos anashkaloni mëngjesin dhe ruani shëndetin

Rezultatet e 16 viteve të hulumtimit, që u ndoq nga 27.000 burra të moshës 46-82 vjet, treguan se ata që nuk hanë mëngjes kanë një rrezik 27 për qind më të lartë të sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu, studimi ka treguar se meshkujt të cilët nuk hanë mëngjes janë më së shumti duhanpirësit, të punësuarit me orar të plotë, shpesh të pamartuarit, ata që janë më pak fizikisht aktiv dhe më të prirur për alkool.

”Anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në një numër të faktorëve të rrezikut, ose trashjen, presionin e lartë të gjakut, kolesterolit të lartë, diabetit dhe sulmeve të zemrës," thotë Lea Cahill, i cili udhëhoqi studimin, botuar nga France Press, shkruan 10minuta. Ai theksoi se njerëzit të cilët hanë mesatarisht mëngjes, hanë një herë në ditë më shumë se sa ata që nuk hanë mëngjes. /Telegrafi/