Site icon Telegrafi

Morinë: Një i arrestuar për kontrabandë

"Mbrëmjen e kaluar në doganën e Morinës u bë ndalimi i shtetasit Alush Mustafa, 39 vjeç, nga Peja e Kosovës, pasi rezultonte person në kërkim nga policia e Durrësit, pasi gjykata e këtij rrethi e kishte dënuar në mungesë për akuzën e ushtrimit të kontrabandës më 20 shtator të vitit 2007", tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut  Kukës, Suada Sula, raportoi BW.

Sistemi TIMS, i instaluar në doganat kufitare me Kosovën, ndihmoi në ndalimin e 69 personave me precedentë penalë në vitin 2010./Telegrafi/

Exit mobile version