Telegrafi

Morina vlerëson lart lojtarët e Gjilanit

Gjilani – Besa, është tjetër interesant që zhvillohet të dielën në kuadër të javës 19 të Raiffeisen Superligës.

Të dyja skuadrat vijnë pas rezultateve pozitive në javën e parë të pranverës.

Trajneri i Besës, Arbnor Morina, vlerëson lart kundërshtarin, derisa beson në forcën e lojtarëve të tij.

“Ashtu si për çdo skuadër, jemi përgatitur mirë, duke vlerësuar lart kualitetin e Gjilanit si ekipë i mirë dhe me individë kualitativ”.

“Ne udhëtojmë të tregojmë si përherë lojë të mirë dhe të synojmë rezultat pozitiv. Kemi disa lëndime, të cilat na shtyjnë që definitivisht të përcaktohemi për ekipë nesër para takimit, por kam besim tek ‘djemtë’ e mijë, që edhe këtë herë do të tregojnë lojë të mirë dhe të hapur”, deklaroi Morina për GazetaOlle.com.

Takimi nis në ora 13:30.