Analisti Bajrush Morina ka folur rreth shpalljes së kandidaturës së Kadri Veselit për kryetar të PDK-së.
Morina ka theksuar se Veseli ka qenë një lloj kryetari edhe në kohën sa ka qenë Hashim Thaçi në krye të saj.
“Zgjedhjet në PDK do të jene një makijazh brenda kësaj partie ngaqë Kadri Veseli është kryetar ende pa përfunduar gara dhe ka qenë edhe në kohen e Hashim Thaçit. Ai ka qenë njeriu i dytë i partisë, e herë-herë njeriu më i fuqishëm në PDK”, tha Morina në Info Magazinë në Klan Kosova.
Ai shtoi se në PDK nuk ka burra e gra të guxhimshëm që të dalin si kundërkandidat ndaj Veselit.
“Ai do ta formalizojë zgjedhjen e tij mirëpo të gjithë e dinë që ai është kryetari i PDK-së dhe në PDK nuk ka burra e gra të guximshëm për t’i dalë kundërkandidat Veselit”, u shpreh Morina./Telegrafi/