Site icon Telegrafi

Morina: Titulli nuk është imperativ i Dritës

Tekniku prishtinas në mesin e stinorit vjeshtor dha dorëheqje nga Feronikeli për tu rikthyer me pas në ish klubin e tij, Drita.

Morina dhe Drita pak ditë më parë arritën marrëveshje për bashkëpunim deri në fund të këtij kampionati, por me mundësi vazhdimi edhe në sezonin e ardhshëm.

“Sigurisht se jam i kënaqur që edhe më tutje do ta drejtojë Dritën. Ne do të vazhdojmë punën aty ku e kemi lënë në stinorin vjeshtor”, ka thënë Morina për KosovaPress.

Gjilanasit kanë pasur një seri mjaft të mirë të rezultateve nën drejtimin e Morinës. Synimet e klubit të Dritës janë që të krijohet një skuadër e denje për të ardhmen.

“Titulli nuk është objektiv i yni. Ne synojmë që të krijojmë një skuadër solide në Superlige, duke nxjerr talent që pas një kohë do të jenë bartëse të lojës së kësaj skuadre”, tha ai.

Strategu prishtinas ka shtuar se “Drita me 10 janar do të nisi përgatitjet për pjesën e dytë të garave”.

Ai beson se skuadra e tij në pranverën e “nxehtë” do të ketë paraqitje edhe më të mirë se në stinorin vjeshtor. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version