Telegrafi

Morina: Qeveria që varet nga Lista Serbe, do të detyrohet edhe plehun artificial ta marrë nga Serbia (Video)

Gazetari Bajrush Morina, ka theksuar se nëse Qeveria e Kosovës varet nga votat e Listës Serbe, ata do ta kushtëzojnë ekzekutivin e ri të vendit edhe “plehun artificial ta marrim nga Serbia”.

Morina në emisionin Debat Plus të “RTV Dukagjini”, ka thënë se Qeveria me 41 deputetë shqiptarë, do ta ketë përballë një opozitë me 59 deputetë shqiptarë.

“Cila qeveri mund ta rezistojë një opozitë të tillë, e cila është peng, jo vetëm e ndryshimeve kushtetuese dhe i ushtrisë,por edhe i Listës Serbe. Edhe ligjin për plehrat artificiale do ta kushtëzojnë më votën e deputetëve të kësaj liste. Do të vijmë në një pozitë absurde që Haradinaj do ta ketë të  pamundshme me qeveris vendin me kushtëzimet që do t’ia bëjë Lista Serbe”, ka shtuar ai. /Telegrafi/