Telegrafi

Morina: LPK e ka luftuar Rugovën, më shumë se Serbinë

Opinionisti Bajrush Morina, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) më shumë e ka luftuar Ibrahim Rugovën sesa regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

“Rugova nuk ka pasur konflikt politik me krahun e luftës. Ky më shumë ka qenë konflikt politik që LPK-ja e ka shkaktuar. Grupet e para që kanë shkuar të ushtrojnë në Shqipëri kanë qenë nën organizmin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Morina.

Ai ka mohuar se Rugova i pati cilësuar si agjentë të sigurimit të shtetit krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rugova nuk ka thënë se krerët e UÇK-së kanë qenë pjesë e strukturave të Serbisë, por që duhet pasur kujdes që mund të ketë të tillë në atë organizim”, tha ai.