Trajneri i pejanëve, Arbnor Morina ka mbetur i dëshpëruar nga loja që treguan futbollistët e tij.
“Liria ka krijuar aksione por edhe ne kemi pasur raste. Jemi marrë vesh krejt diçka tjetër në zhveshtore dhe kemi luajtur krejt diçka tjetër. Me të vërtet është për t’u çuditur dhe të diskutohet”, tha Morina pas ndeshjes për ‘Supersport Kosovën’.
Ai e bëri dhe një përmbledhje të stinorit vjeshtor duke vlerësuar pikët e marra deri më tani.
“Nuk janë pak 26-pikë por duke e ditur se sa rastet i kemi lëshuar nëpër lojë, mund të them se nuk jemi të kënaqur. Kemi mundur edhe më shumë”, përfundoi Arbnor Morina.
Besa stinorin pranveror do ta presë nga pozita e pestë me 26 pikë. /Telegrafi/