“Edhe para ndeshjes kam theksuar se kemi mungesa, por do të luajmë lojë të hapur, megjithatë ato mungesa nuk u vërejtën shumë dhe kjo e vërteton që këta djem, në këto katër javë sa jemi bashkë, po angazhohen shumë dhe kjo është një shtytje e madhe në vazhdim”, theksoi Morina.
“Ndërsa, fituesit më të mëdhenj të këtij takimi janë dy palë simpatizuesit, “Plisat” dhe “Intelektualët”, sepse kanë parë një duel shumë të fortë. Kemi mundur shumë lehtë të dënohemi nga ndërprerjet, sepse Prishtina është shumë e fortë nga to, por edhe kemi mundur ndoshta të shënojmë nga kundërsulmet. Mendoj që pikën e kemi marrë me meritë”, përfundoi ai. /Telegrafi/