Site icon Telegrafi

Morina: Do të kënaqeshim edhe me një pikë

Trajneri prishtinas me Besën ia thelloi edhe më shumë krizën e rezultateve bardhekaltërve, duke i mposhtur 1:0.

“Duke e ditur që po ballafaqohemi me lëndime e kartona, edhe një pikë ka qenë e kënaqshme , mirëpo unë në asnjë lojë nuk mbrohem për të fituar, nëse s’mundem ia uroj kundërshtarit".

"Por, ajo çfarë i kam thënë lojtarëve se Prishtina nuk është e dobët qysh po shkruhet dhe qysh po komentohet, sepse të gjithë lojtarët i ka të dëshmuar, ekip i mirë, por që është aty ku është, por mesiguri që do të ngritët dhe ajo është e padiskutueshme”, tha Morina pas ndeshjes.

“Por, ne treguam angazhim maksimal dhe treguan që e duan fitoren pa marrë parasysh problemeve që na kanë përcjell. Është kjo fitorja e tretë dhe pres të vazhdojmë me këtë ritëm”, shtoi ai. 

Exit mobile version