Telegrafi

Morientes: Reali për pak nuk më shiti te Barcelona

Në sezonin 2002/03, para se Morientes të huazohej te Monaco, Reali vuante nga një vit i vështirë financiar.

“Një ditë para Superkupës Evropiane, të cilën ne e fituam kundër Feyenoord, ata vendosën të më shesim. Mbrëmja e Kupës Evropiane, ishte një përvojë e pakëndshme për mua”, ka thënë Morientes.

“Madrid llogariste në Ronaldon (brazilian) dhe unë duhej të isha pjesë e transferimit. Duhej të nënshkruaja me Interin, para se të përfundoja në Barcelona. Reali nuk më dëshironte dhe Joan Gaspart, aso kohe president i Barcelonës, dëshironte të paguajë 24 milionë për mua. Por pastaj gjërat ndryshuan dhe unë mbeta në klub”, ka shtuar spanjolli.