Site icon Telegrafi

Mori vëmendje me paraqitjen në natën e parë të Festivalit të RTSH-së, Arbana Osmani shfaqet me veshje mbi pesë mijë euro?

Foto: Instagram

Të hënën (19 dhjetor) nisi edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në RTSh.

Udhëtimi i katër netëve magjike të këtij eventi filloi në prezantimin e Arbana Osmanit.

Përveç performancave nga artistë të njohur, mbrëmja pati edhe disa momente të tjera të veçanta.

Veshja e Arbana Osmanit në natën e parë të Festivalit të RTSH-së

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e moderatores, e cila dukej e mahnitshme dhe me shumë klas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Festivali i RTSH-së

Edhe pse nuk ka shumë kohë që kur Arbana solli në jetë vajzën e saj, duke u bërë nënë për herë të tretë, 39-vjeçarja dukej me plot sharm tërësisht në rozë.

Veshja e Arbana Osmanit në natën e parë të Festivalit të RTSH-së

Fustani, që Osmani zgjodhi për natën e parë, është i markës Valentino që kushton 4500 dollarë apo mbi 4200 euro.

Getat po ashtu rozë shoqëruar me fustanin ishin të po të njëjtës firmë dhe kushtonin 300 dollarë, afro 300 euro.

Veshja e Arbana Osmanit në natën e parë të Festivalit të RTSH-së

Sa i përket këpucëve, Arbana zgjodhi sërish markën e njohur Valentino ,të cilat kushtojnë 1200 dollarë apo 1100 euro.

Krahas kësaj, Arbana tani do të jetë sërish prezantuese e edicionit të dytë të Big Brother VIP. /Telegrafi/

Exit mobile version