Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Teuta Selimi, prej kohësh nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.
Artistja, e cila admirohet në masë të madhe nga publiku, bëri një pauzë edhe nga mbrëmjet e ahengjet e ndryshme.
E njëjta duket se po rikthehet me një këngë të re dhe këtë e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale.
Krijuesja e shumë hiteve në postimin e fundit po ashtu mori vëmendje të madhe me paraqitjen atraktive në fustanin e shkurtër transparent.
“Një gjë e mirë po vjen”, ka shkruar ajo.
Selimi nuk ka zbuluar saktësisht atë që po sjell, por që pritet të shohim në vazhdim meqenëse mezi po pritet edhe nga fansat.
Teuta ndërkaq është zhvendosur që shumë vite në Zvicër së bashku me familjen e saj. /Telegrafi/