Telegrafi

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit – bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Gruaja e Casemiros, Anna Mariano, publikoi një foto të trofeve të futbollistit brazilian pasi media dhe ekspertë të shumtë e kritikuan mesfushorin për paraqitjen e tij në ndeshjen mes Manchester United dhe Liverpool, e cila u mbyll 3-0, në të mirë të Reds. 

Casemiro me eksperiencë gaboi në gjysmën e tij të fushës në të dy golat e Diaz.  

Braziliani fillimisht bëri një pasim të gabuar, pikërisht në këmbët e Ryan Gravenberch, që u pasua me gol nga kolumbiani, i cili shënoi me kokë. 

Shtatë minuta më vonë, Diaz ia hoqi topin Casemiros, ndërsa Salah gjeti sërish Diazin me një pasim në qendër, për të shënuar golin e dytë. 

Gruaja e Casemiros i ka dal në mbrojtje lojtarit,  duke i kujtuar atij gjithçka që ai fitoi në një karrierë e tij të madhe. 

Trajneri i Man United, Erik ten Hag e la Casemiro në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë dhe e futi në lojë Toby Collyer.  

“Casemiro më tregoi shumë herë se ai ka një karakter të mrekullueshëm. Të gjithë i pamë momentet e tij të shkëlqyera. Ai do të na tregojë përsëri. Ai fitoi gjithçka që mundi në karrierën e tij, ai do të vazhdojë të ndihmojë ekipin”, deklaroi Ten Hag pas ndeshje. 

Në karrierën e tij, Casemiro ka luajtur për Sao Paulo, Porto dhe Real Madrid. /Telegrafi/