Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Y.B i dyshuar për shkak të veprës penale rekrutimi për terrorizëm, nxitja e urretjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar, apo etnik, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist dhe shtytja për kryerjen e veprave terroriste.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Y.B e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.
I pandehuri Y.B dyshohet se ka marr pjesë në luftën në Siri, duke luftuar në kuadër të organizatave Terroriste “Abal al – Nustra dhe “Dawala Islamya” (ISIS) me çka i njëjti dyshohet se ka kryer vepat penale të lartëcekura.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/