Një grua 60-vjeçare ka vdekur në Australi gjatë pjesëmarrjes në garën e ngrënies së ëmbëlsirave, raporton BBC.
Kjo ngjarje ka ndodhur në një hotel në Queensland, brenda të cilit ishte organizuar gara me rastin e një feste zyrtare të Australisë, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitarëve okularë, gruaja kishte marrë pjesë në garën për ngrënien e ëmbëlsirave, dhe në një moment kishte futur një copë të madhe të tortës në gojë që ishte fatale për të.
Në vend të ngjarjes asaj është tentuar t’i jepet ndihma e parë, por pa ndonjë rezultat. Ajo u shpall e vdekur me të mbërritur mjekët. /Telegrafi/