Telegrafi

Mori peng 15 pasagjerë në tren, policia zvicerane qëllon për vdekje iranianin

Policia zvicerane ka qëlluar për vdekje një burrë të armatosur me sëpatë dhe thikë, i cili mori peng 15 pasagjerë në një tren.

Pengmarrësi, i raportuar se ishte një azilkërkues 32-vjeçar nga Irani, hipi në një tren lokal pranë Yverdonit.

Ai e detyroi shoferin të ndalonte trenin dhe të bashkohej me pasagjerët në vagon, raporton bbc.

Oficerët ndërmorën një aksion në tren dhe “plagosën për vdekje” burrin pasi ai i sulmoi ata, thonë raportet e policisë. Të gjithë pengjet u liruan të padëmtuar.

Sipas mediave lokale, autoritetet u lajmëruan prej pasagjerëve në tren dhe më shumë se 60 policë ishin të pranishëm.

Raportet lokale thonë se pengjet dhe familjet e tyre po mbështeten nga departamenti psikologjik i shërbimit shëndetësor zviceran.

Dihet pak për burrin, përveç se ai ishte me origjinë nga Irani dhe se banonte në një qendër azilkërkuesish në Neuchatel.

Dramat e pengjeve janë të rralla në Zvicër, por më parë kanë ndodhur në banka dhe biznese. Në janar të vitit 2022, punonjësit në një firmë prodhuese të orëve u morën peng dhe u detyruan të hapnin një kasafortë. /Telegrafi/