Telegrafi

Mori ofertë 24 orë pasi u shkarkua nga Chelsea, Potter refuzon drejtimin e menjëhershëm të një klubi tjetër

Graham Potter e ka refuzuar ofertën e Leicester Cityt për t’u bërë trajner, vetëm një ditë pasi u shkarkua nga Chelsea.

Blutë ia treguan derën 47-vjeçarit të dielën pas humbjes prej 2-0 nga Aston Villa, me ç’rast ranë në pozitën e 11-të në Ligën Premier.

Në anën tjetër, Leicesteri ka arritur marrëveshje me Brendan Rodgers për ndërprerjen e kontratës dhe është në kërkim të trajnerit të ri.

(Foto: Getty)

Potter ka marrë ofertë nga Foxes, mirëpo – sipas TalkSport – i ka thënë klubit të interesuar se nuk do të bëhet menjëherë trajner i një skuadre të re.

Lexo po ashtu As 24 orë nuk kanë kaluar nga shkarkimi prej Chelseat, Potter lidhet me kalimin te ish-kampioni i Ligës Premier

Trajneri anglez do të bëjë një pushim nga futbolli, para se të vendosë për hapin e radhës. /Telegrafi/