Telegrafi

Mori një email ku thuhej se kishte fituar 100 mijë dollarë në lotari, amerikani dyshonte se ishte një mashtrim

Një burrë nga Miçigani, i cili fitoi një çmim lotarie prej 100 mijë dollarësh, tha se fillimisht kishte frikë se emaili që e informonte për fitoren e tij ishte pjesë e një mashtrimi.

Burri 69-vjeçar i Macomb County u tha zyrtarëve të Lotarisë së Michiganit se ai gjithmonë sigurohej që të skanonte biletat e tij jofituese “6,000,000$ Jackpot” duke përdorur aplikacionin Michigan Lottery, në mënyrë që të mund të futej në shortin e shansit të dytë.

“Unë skanova disa nga biletat ‘6,000,000$ Jackpot’ për t’u qasur në tërheqjen e dytë”, shtoi lojtari. “Një ditë, pashë një email nga lotaria që më informonte se kisha fituar një çmim prej 100,000 dollarësh dhe nuk isha i sigurt se çfarë të mendoja”, vazhdoi tutje ai, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

“Kur shkova t’i tregoja gruas time emailin, ajo mendoi se diçka e keqe kishte ndodhur për shkak të pamjes në fytyrën time”, deklaroi ai.

Burri tha se ai dhe gruaja e tij kishin dyshimet e tyre në lidhje me email-in.

“Ne u përpoqëm të mos emocionoheshim shumë në fillim, duke menduar se ndoshta ishte një email mashtrues, por sapo konfirmuam se ishte i vërtetë, më kaploi një ndjenjë lehtësimi”, tha ai.

Ndër të tjera ai tha se planifikon të përdorë fitimet e tij për të paguar faturat dhe për të ndarë një pjesë tjetër me familjen e tij. /Telegrafi/