Cilat janë reagimet e meshkujve (në baza fetare, kombëtare, politike dhe mendore) kur e dashura bën gati valixhet dhe i thotë se ka marrë fund lidhja e tyre:
Ateisti: Nuk besoj.
Budisti: Vetëm ti të jesh e lumtur.
Katoliku: Fajet i kam unë.
Çifuti: Do ta kthej!
Ortodoksi: Vetëm le të jetë i yni!
Myslimani: Një më pak.
Melankoliku: Do të bëj vetëvrasje!
Apatiku: Ok.
Pesimisti: E kam ditur…
Optimisti: Merre çelësin me vete – për çdo rast…
Realisti: E ke marrë valixhen time.
Naivi: E kur kthehesh?
Racionalisti: Nuk ke arsye!
Skeptiku: A je e sigurt?
Romantiku: Por, unë të dua!
Filozofi: E pse pikërisht sot?
Avokati: Kjo do të të kushtojë shumë.
Bankieri: Kjo do të më kushtojë.
Liberali: Më në fund i lirë!
Komunisti: E kam obligim të të ndaj me të tjerët.
Ekologu: Merre biçikletën.
Prifti: Po gabon…
Socialdemokrati: Respektoj vendimin tënd.
Serbi: Me kusht që tjetri të mos jetë shqiptar!
Shqiptari: Udha e mbarë të qoftë…