Site icon Telegrafi

Mori dëmtime të rënda në tru në një ndeshje të Ajax – klubi holandez do t’i paguajë miliona euro familjes së Abdelhak Nouri

Ajax ka arritur marrëveshje financiare me familjen e mesfushorit të talentuar Abdelhak Nouri, i cili pësoi dëmtime të rënda dhe të përhershme në tru pasi u rrëzua gjatë një miqësore në vitin 2017.

Klubi pranoi se Nouri nuk mori kujdesin e duhur mjekësor pasi u rrëzua dhe pranoi përgjegjësinë.

Ajax njoftoi të hënën se do t’i paguajë familjes së Nourit një shumë neto prej 7.85 milionë euro (8.9 milionë dollarë) si dëmshpërblim.

Marrëveshja i dha fund një çështjeje që familja e Nouri e filloi në komisionin e arbitrazhit të shoqatës holandeze të futbollit. Ajax ka paguar shpenzimet mjekësore dhe të tjera të kujdesit për Nourin që nga viti 2017.

Lexo po ashtu E dhimbshme, talenti i Ajaxit në moshën 20-vjeçare përfundon karrierën pas aritmisë kardiake, ka dëmtime të rënda në tru ! (Foto/Video)

Nouri ishte vetëm 20 vjeç kur u rrëzua kundër Werder Bremen në Austri. Ai bëri debutimin e tij për Ajax në shtator 2016 dhe luajti 15 ndeshje për ekipin e parë.

Klubi e ka nderuar lojtarin me një trofeu që i jepet çdo vit lojtarit më të talentuar në akademinë e Ajaxit, ndërsa e ka pensionuar edhe fanellën me numrin 34 që Nouri e mbante veshur në atë kohë.

“Është mirë që është arritur një marrëveshje në mënyrë që të mund ta mbyllim”.

Lexo po ashtu Arsyeja se pse të gjithë të larguarit nga Ajaxi marrin numrin 34 - Për shokun e tyre Nouri që e mbylli herët karrierën nga dëmtimi në tru

“Ne të gjithë e kuptojmë se kjo nuk i jep fund vuajtjeve të Abdelhak dhe të dashurve të tij. Mbetet një situatë shumë e trishtuar, kështu ndihemi edhe këtu në Ajax”, ka thënë drejtori i Ajax, Edëin van der Sar. /Telegrafi/

Exit mobile version