Ky është fati i Nazif Mujicit, një rom nga Bosnja, i cili në festivalin e Filmit në Berlin pati fituar Ariun e Argjendtë për rolin më të mirë në filmin “An Episode in the Life of an Iron Picker (Një episod nga jeta e një grumbulluesi të hekurishteve).
Filmi është një rrëfim për jetën e vështirë të romëve në Bosnjë. Në këtë film, Mujic dhe anëtarët tjerë të familjes së tij luajnë në fakt jetën e tyre, ata nuk janë fare aktorë, shkruan rf.neës.de.
Me gjithë suksesin e arritur në film, familja Mujic nuk mund të llogarisë në ndonjë lehtësim të pozitës së saj rreth qëndrimit në Gjermani.
Enti Federal për Migracion dhe çështje të Refugjatëve (BAMF) nuk i jep kurrfarë shansi për azil kërkesës së familjes rome nga Bosnja. Në arsyetimin e këtij enti thuhet se diskriminimi sistematik i romëve në Ballkan nuk përbën “situatë emergjente humanitare”. /albinfo.ch/