Site icon Telegrafi

Mori 10 mijë euro të lejonte muzikën në një lokal, SPAK mbyll hetimet për Gazmir Preçin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dërgimin në gjyq të Gazmir Preçit, ish-shef i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Sipas akuzës, Preçi ka kërkuar dhe marrë një shumë prej 10,000 eurosh nga një qytetar, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në një lokal ku zhvillohej aktiviteti “muzikë live”.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve paraprake për procedimin penal nr.170 të vitit 2024, ka paraqitur më 03.02.2025 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të të pandehurit:

Gazmir Preçi, punonjës i policisë së shtetit, ish shef i Sektorit të Narkotikëve në DVP Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Në përfundimin e hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Gazmir Preçi i ka kërkuar dhe marrë një shumë monetare në vlerën 10,000 (dhjete mijë) euro shtetasit B.T, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve në lokalin e poseduar prej tij, ku ushtrohej aktiviteti “muzikë live” dhe ishin punësuar shtetas shqiptarë e të huaj.

Exit mobile version