Morgan Wallen pësoi një rënie mjaft të vështirë në skenë gjatë koncertit të tij ntë fundit në Louisville.
Ylli i country, i cili aktualisht është në turneun e tij “One Thing at a Time”, u rrëzua ndërsa performonte këngën e tij dhe të Diplos “Heartless”.
Wallen u duk se ra për shkak të mjegullës së dendur që mbulonte pjesën e poshtme të skenës, duke e bërë të vështirë për këngëtarin të shihte se ku po shkelte.
Në një video të TikTok të shpërndarë nga një fans menjëherë pas shfaqjes, 29-vjeçari u rikthye pas rrëzimit për të vazhduar performancën e tij.
Koncerti i këngëtarit në Louisville shënoi shfaqjen e tij të dytë të turneut të tij në SHBA, i cili vazhdon nga tetori 2023.
Performanca gjithashtu pësoi disa probleme teknike me ndriçimin në skenë, sipas TMZ.
Wallen publikoi muajin e kaluar albumin e tij të tretë “One Thing at a Time” – i cili ka gjithsej 36 këngë dhe hite si “Last Night” dhe “Thinkin’ Bout Me”. /Telegrafi/