Ylli i filmit amerikan, Morgan Freeman, ka kërkuar falje rreth akuzave për sjellje të pahijshme seksuale të bëra ndaj tetë grave.
Një asistente e prodhimit e akuzoi aktorin për keqtrajtimin që kishte zgjatur për muaj me radhë gjatë xhirimit të filmimit rreth plaçkitjes bankare “Going in Style”.
Ajo tha se 80-vjeçari e preku në trup disa herë dhe u përpoq ta zhvesh gjersa e pyeti nëse ka të brendshme dhe reçipeta. Freeman i kërkoi falje “kujtdo që ndihej i parehatshëm ose i papërshtatshëm”.
“Kushdo që më njeh ose ka punuar me mua e di që nuk jam dikush që me dashje do të fyejë ose me vetëdije të bëjë që dikush të ndihet i shqetësuar”, shkruan në deklaratën e yllit hollivudian duke shtuar se “kurrë nuk dua që gratë të ndjehen keq”.
Ai është aktori më i madh që është akuzuar për sjellje të keqe seksuale pas regjisorit dhe aktorit, Harvey Weinstein, rastet e të cilit nis fushatën sensibilizuese #MeToo kundër ngacmimeve seksuale.
CNN gjithashtu tha ka folur me dhjetëra njerëz që kishin punuar me ose për Freemanin, disa prej të cilëve e vlerësuan aktorin për këmbëngulësi dhe sjellje gjithmonë profesionale. /Telegrafi/