Telegrafi

Morgan Freeman me kënaqësi e vendos në xhaketë flamurin e Kosovës

Morgan Freeman (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)

Morgan Freeman është një ndër aktorët më të famshëm që ka sot bota e kinematografisë filmike.

Aktori ka marrë një numër të madh të çmimeve për arritje jetësore në saje të roleve në filmat e huaj.

Artisti së fundi është takuar me disa shqiptarë, të cilët i kanë dhuruar edhe një flamur të Kosovës.

Në fakt, diplomatja kosovare në Panama, Valmira Thaçi-Mustafa i ka dhuruar aktorit simbolin shtetëror kosovar, të cilën me kënaqësi e ka pranuar 81-vjeçari dhe e ka vendosur në xhaketë.

“Kënaqësi të takojmë një ndër aktorët më të mirë të të gjitha kohërave, Morgan Freeman”, ka shkruar Valmira në Facebook.

“Në shenjë falënderimi ia dhuruam flamurin e Kosovës dhe të SHBA-ve, të cilin e vuri me shumë kënaqësi”, shkruan më tutje.

Theksojmë se aktori ka qenë edhe më parë në përkrahje të Kosovës, sidomos gjatë luftës së vitit 1999, ku ishte solidarizuar me refugjatët shqiptarë. /Telegrafi/