Telegrafi

Moreno nuk i harron tifozët e Liverpoolit, pas triumfit feston me ta dhe ngacmon ‘Djajtë e Kuq’

Villarreali është fitues i Ligës së Evropës për edicionin 2020/21.

Skuadra spanjolle arriti të fitonte në finale ndaj Manchester United pas ekzekutimit të penalltive 11-10, -pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1.

Për klubin spanjoll ky ishte trofeu i parë në histori të klubit dhe natyrisht gëzimi ishte jashtëzakonisht i madh.

Triumfit të Villarrealit i janë gëzuar edhe tifozët e Liverpoolit, për faktin se kanë rival të urryer Manchester Unitedin.

Për më tepër është përkujdesur mbrojtësi i majtë, Alberto Moreno i cili është futur ‘live’ në Instagram pasi skuadra e tij fitoi.

Moreno festoi me tifozët e Liverpoolit, duke thënë se kjo fitore është edhe për ta, derisa nuk la pa i ngacmuar edhe tifozët e Djajve të Kuq.

Gjithsesi video e Morenoes duke festuar me tifozët e Liverpoolit dhe duke i ofenduar ata të Unitedit është bërë virale në rrjet dhe shumë media botërore janë marrë me të. /Telegrafi/