Site icon Telegrafi

Moreno ndihet i tradhtuar me rikthimin e Enriques te Spanja

Robert Moreno

Robert Moreno thuhet se ndihet i tradhtuar nga rikthimi i Luis Enriques në postin e trajnerit të Spanjës.

Ish-trajneri i Barcelonës u largua nga posti i strategut te ‘Furia e Kuq’ pasi vajza e tij ishte e diagnostifikuar me kancer, e më pas ndërroi jetë.

Sipas asaj që raporton AS, trajneri aktual i spanjollëve, Moreno po ndihet i tradhtuar nga Federata e Futbollit të Spanjës, pasi flitet se Enrique po rikthehet në postin që e kishte lënë.

Moreno arriti pa problem ta kualifikonte Spanjën në Kampionatin Evropian, madje si lider të Grupit, por kjo nuk ka mjaftuar për krerët e federatës.

Lexo po ashtu Luis Enrique po rikthehet te Spanja

Mediumi spanjoll raporton se Enrique do të rikthehet në kryes të kombëtares së Spanjës, për t’i udhëhequr kështu në Euro 2020.

Për më shumë, Moreno nuk ishte shfaqur në konferencë për media në fitoren 5-0 ndaj Rumanisë, duke e shprehur kështu frustrimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version