Telegrafi

Moreno afër transferimit në Bundesliga

Alberto Moreno nuk është në planet e Liverpoolit.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp nuk llogaritë në shërbimet e spanjollit për edicionin e ri.

Kësisoj reprezentuesi i Spanjës është pajtuar me largimin nga ‘Anfield Road’.

Skuadra favorite për transferimin e lojtarit është ajo gjermane Borussia Moenchegladbach.

Sipas medieve gjermane, Gladbach ka ofruar rreth tetë milionë euro për transferimin e Morenos.

Ish-anëtari i Sevillas ka humbur vendin e titullarit në Liverpool.

Gjithsesi në garë për të mbeten edhe dy skuadrat italiane Roma dhe Napoli. /Telegrafi/