Site icon Telegrafi

Morena Tarakut i ka kushtuar njëmijë dollarë buzëkuqi (Foto)

Morena Taraku para dy muajve ka sjell projektin më të ri muzikor.

“Shlif”, titullohet kënga e këngëtares, i cili deri më tani është shikuar mbi një milion herë në YouTube.

Por, bukuroshja është e njohur edhe për jetën luksoze që bënë dhe këtë e tregon në rrjetet sociale.

Së fundi, Morena ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke u kujdesur për pamjen.

Ajo pohon se buzëkuqi me të cilën krenohet, t’i ketë kushtuar hiq më pak se njëmijë dollarë amerikan, por nuk ka treguar se për çfarë marke bëhet fjalë.

“Kur buzëkuq juaj kushton 1000 dollarë nuk ke kohë për të qarë e dashur”, ka shkruar ajo në Instagram, ku shihet tejet joshëse në të kuqe.

Theksojmë se Taraku ka bërë bujë të madhe me veshjen në një ngjarje muzikore të organizuar në Kosovë, ku është parë e veshur me një fustan transparent.

Ndryshe, Morena është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version