Telegrafi

Morena Taraku vë në siklet Norik Ukën me pyetjen e saj

Në emisionin Leksikoni me Drilona Shala në Radio Dukagjini, fotografi Norik Uka u befasua nga një audiomesazh prej mikes së tij, Morena Taraku, e cila e cilësoi atë si mikun e saj më të mirë, ndërsa nuk u kursye për ta vënë paska në siklet me një pyetje provokuese.

“Çka simbolizon fjala “seksi” për ty ?“- ka qenë pyetja e Morenës. Ndonëse i vënë në siklet, Noriku i dha këtë përgjigje mikes së tij: “ Çka e bën seksi një femër sipas meje është karakteri i femrës, bukuria është qysh e mban vetveten, qysh i përballon sfidat, qysh di që t’i përballojë situatat, jo çdo femër e bukur mund të jetë seksi”.

Ndërsa në përmbyllje të përgjigjes, Norik Uka e cilësoi Morena Tarakun si një ndër femrat më seksi në botë. Ndryshe miqësia mes fotografit dhe këngëtares është e njohur për publikun nga fotografitë e shumta dhe bashkëpunimet e dyshes.

Madje në Leksikoni të Radio Dukagjinit, Noriku tha se Morena ka qenë ajo që e ka njoftuar me të dashurën e tij, bashkëshorten e ardhshme.
“Morenën përveç shoqe tash e kom edhe mësit”, ka thënë Uka si me shaka.

Në Leksikoni të Radio Dukagjinit, fotografi Norik Uka foli edhe për detaje të pa përmendura nga dasma e Bleros dhe Afronës ku përveç si fotograf, ai kishte qenë edhe mysafir i çiftit.

Emisionin Leksikoni me Drilona Shala mund ta dëgjoni çdo të martë në Radio Dukagjini ose në dukagjini.com nga ora 22:00.