Ditën e sotme (e enjte) feston ditëlindjen babai i këngëtares së njohur shqiptare, Morena Tarakut, regjisori Selami Taraku.
Ky i fundit me ç’rast ka marrë një urim të veçantë nga e bija, me të cilën ruan një lidhje të ngushtë.
Këngëtarja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Turqi, ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të babanë.
“Urime ditëlindjen një dhe i vetmi. Nëse pafundësia ekziston atëherë mbiemri i dashurisë tonë të sinqertë. Të dua me të gjithë qenien njerëzore. Ti je piktura më e bukur që Zoti e pikturoj e e zbriti në tokë”, ka thënë ajo.
“Jeto gjatë sepse bota ime pa ty nuk ka asnjë kuptim të plotë. Të dua babi”, ka shkruar Taraku.
Selamiu përndryshe me profesion është regjisor dhe është i njohur për prodhimet e tij të shumta kinematografike dhe teatrale.
I njëjti ka lindur në Pejë dhe ka diplomuar në Fakultetin e arteve dramatike në Universitetin e Beogradit – drejtimi regjia e filmit. /Telegrafi/