Morena Taraku ka qenë së fundmi e pranishme në eventin e organizuar në Gjilan “Zhurma Video Music Awards”, ku ra në sy si gjithnjë për elegancën e saj në tapetin e kuq.
Ndonëse nuk ishte e nominuar në asnjë kategori, Morena ishte e ftuarnë skenë për të dhuruar një çmim, dhe gjatë kohës teksa ka bërë prezantimin një nga aparatët ka kapur në fotografi dorën e djathë të Morenës, si dhe portretin e saj.
Ajo ka vendosur që këtë fotografi ta publikojë në Instagram, duke shfaqur kështu edhe tatuazhin e saj të cilin ia ka dedikuar nënës, pasi fjala e thurur në krahun e Morenës është “Nana”.
Kujtojmë që gjatë këtij viti ajo solli këngën “Lule”, një baladë mbresëlënëse të cilën ia dedikoi nënës së saj të ndjerë, Luljeta Taraku. /Telegrafi/