Morena taraku kishte befasuar të gjithë ditë më parë me një mesazh në rrjetet sociale.
Bukuroshja kishte publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa në “gishtin e fejesës” mbante një unazë dhe ka pohuar se ishte fejuar.
Por, zeshkania më tepër detaje nuk ka dhënë duke mbetur gjithçka misterioze në lidhje me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.
Së fundi, këngëtarja ka sjell një video teksa shihet në një dush duke u freskuar edhe pse temperaturat janë tejet të ulta.
“Është ftohtë jashtë”, ka shkruar ajo teksa shihet e veshur vetëm në të brendshme dhe reçipeta.
Ajo ka tash e sa muaj që është zhvendosur në Stamboll të Turqisë për të jetuar dhe vazhduar karrierën e saj atje.
Ndryshe, Morena është duke punuar në projekte të reja të botës së modës dhe muzikës. /Telegrafi/