Morena Taraku gjatë javëve të fundit ka qenë ndër femrat më të përfolura në mediat rozë shqiptare.
Këngëtarja po vazhdon të sjell këngë të reja, por edhe të bëjë karrierë në shtetin turk.
Pikërisht në këtë të fundit ka gjetur edhe dashurinë e “përkohshme” teksa kishte treguar se është në lidhje me miliarderin iranian, Shasha Sobhani.
Së fundi, sërish zeshkania ka bërë konfuz fansat dhe publikun shqiptar me një imazh të sjell në rrjetet sociale.
Në fakt, bukuroshja jonë është parë teksa vozitë veturën dhe në dorë mban një biberon të foshnjave.
Kjo ka bërë që të vërshojnë komentet e shumta të adhuruesve të saj që aludojnë në shtatzëni të mundshme të këngëtares, por një gjë të tillë nuk e ka pohuar, as mohuar ajo.
Ndryshe, Morena ka paralajmëruar projektin e radhës, kësaj here në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun. /Telegrafi/