Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka pak muaj që ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Inat”, i cili është pritur mirë nga publiku.
Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë edhe shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave publikon fotografi si blogere, ku sygjeron ndjekësit e saj se si të vishen në përditshmëri.
Ajo i pëlqen shumë edhe udhëtimet, ndërsa së fundmi ka treguar se ka shkuar në Milano të Italisë, transmeton Telegrafi.
Taraku ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku është shfaqur mjaft seksi e veshur në të zeza.
Kësaj radhe ajo kishte vendosur të vinte më provokuese me veshje të hapur tek pjesa e gjoksit, duke zbuluar kështu edhe tatuazhin e saj.
Ndryshe, këngëtarja vshtë duke punuar edhe në një projekt të ri muzikor, të cilin do ta publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/