Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft aktive.
Ajo di gjithnjë të befasojë publikun me fotografi të reja, në të cilat shfaqet shpesh herë provokuese.
Së fundmi, Morena ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku shfaqet ‘rebele’ në stil, teksa në sy bie trupi i saj i palestruar.
Modelja gjithashtu kishte ngritur gishtin e mesit, për të cilin thotë se ua drejton atyre që e kanë inat, por që ky gjest nuk është mirëpritur aspak mirë nga ndjekësit e saj.
Megjithatë, ajo prapëseprapë vazhdon të jetë një ndër personazhet publike më të përfolura në showbzin shqiptar. /Telegrafi/