Telegrafi

Morena Taraku: Sa mërzitem që nuk jemi të lirë si më parë, keni kujdes njerëz

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Modelja dhe këngëtarja e njohur nga Peja, Morena Taraku, vazhdon të jetë emër shumë i përfolur në shtypin rozë.

Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa në Instagram ndan imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Meqenëse të gjithë po përballemi me pandeminë e coronavirusit, artistja shqiptare ka dërguar një mesazh për ndjekësit e po ashtu sugjeron të kemi kujdes më të madh gjatë kësaj kohe.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

“Sa mërzitem që nuk jemi të lirë si më herët. Çdo natë që flej lutem që nesër kur të zgjohem prej gjumit me qenë vetëm ëndërr. Qëndroni të sigurt njerëz, keni kujdes”, është përshkrimi sipër imazhit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Morena Taraku

Deri më tani 17 raste janë të konfirmuara me coronavirus në Kosovë, gjersa dy nga të hospitalizuarit janë liruar në shtëpi.

Ndërkohë në Turqi – vendin ku jeton dhe vepron Morena, së fundmi u konfirmuan 12 raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 18.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla për parandalimin e infektimit me coronavirus:

1.Mos e prek gojën, hundën apo sytë me duar të papastruara
2.Mundohuni ta evitoni kontaktin me personat që janë të sëmurë
3.Mbuloje gojën dhe fytyrën me një leckë të letrës të cilën pastaj hidhe në mbeturina, dhe
4.Laji duart mirë pas prekjes së sipërfaqeve të cilat mund të jenë të kontaminuara
/Telegrafi/