Site icon Telegrafi

Morena Taraku publikon një fragment të këngës me Sabri Fejzullahun

Gjatë verës kishin paralajmëruar se janë duke punuar në projektin e përbashkët.

Duket se tashmë janë në finalizim e sipër të video këngës që do të vjen për festat e fundvitit.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin mes Sabri Fejzullahut si dhe Morena Tarakut, e cila ka kohë që është zhvendosur në shtetin turk.

Nga ajo kohë nuk u dha ndonjë detaje, mirëpo bukuroshja përmes një fotografie të sjell në llogarinë personale në Instagram, ka dhënë informacionet e para.

“Dashuri”, titullohet kënga e dyshes së njohur, e cila do të shoqërohet me video të punuar nga “MaxProductional”.

Ndryshe, “Urime shpirti jem” titullohet projekti i fundit i Sabri Fejzullahut, ndërsa “Femnat” mban titullin projekti i fundit i Morenës që e solli në bashkëpunim me DJ PM dhe DJ DAGZ. /Telegrafi/

Exit mobile version