Telegrafi

Morena Taraku po vjen me “Missed Call”

Një muaj më parë solli këngën më të fundit para fansave dhe publikut të gjerë, i cili u prit mirë.

Morena Taraku ka kohë që është zhvendosur në shtetin turk, ku po krijon karrierë prej këngëtareje dhe modele.

Ajo së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft joshëse dhe seksi.

Biondina ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë video projektin e ri muzikor, ku disa prej vargjeve tashmë i ka zbuluar për ndjekësit në rrjetet sociale.

“Kqyrna tripin nalt, si yjet n’univers, qy qy vesha tash, 5000 o 1 qef”, shkroi bukuroshja duke treguar tërthorazi se kënga e re do të quhet “Missed Call”.

Ndryshe, “Swag” deri më tani është shikuar mbi 1.6 milion herë në platformën YouTube. /Telegrafi/