Telegrafi

Morena Taraku për Stresin: Ti do të qeshësh i fundit, të premtoj

Rap-artisti shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, po vazhdon qëndrimin në shtëpinë e famshme të Kosovës, Big Brother VIP.

Ai tashmë ka një përkrahje të madhe edhe nga jashtë, e më së shumti nga ata që e kanë njohur prej afër.

Morena Taraku ndërkohë është njëra nga miket e tij të ngushta që e ka mbështetur hapur atë që nga nisja e spektaklit.

Foto: Screenshot/Instagram

“Ti do qeshësh i fundit. Të premtoj. Të dua vëlla”, kanë qenë fjalët e këngëtares për Stresin.

Lexo po ashtu Morena Taraku i drejtohet Stresit: Jam e sigurt që ti nuk ofendon asnjë femër, brenda është një lojë dhe këtë duhet ta kuptosh vëlla

Ata ruajnë një miqësi prej vitesh dhe veç tjerash kanë realizuar bashkë edhe disa këngë.

Foto: Screenshot/Instagram

36-vjeçari ndryshe është një nga emrat potencial për të qenë fitues i këtij reality shou.

Përkundër debateve dhe ngacmimeve, ai konsiderohet një lojtar shumë i fortë brenda. /Telegrafi/