Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është personazh shumë i pëlqyer dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Bukuroshja momentalisht numëron një milion ndjekës në Instagram, ndërsa përveç pozave provokuese nuk ngurron që herë pas herë të thumbojë me fjalë e mesazhe të ndryshme.
Këtë herë, në postimin e fundit kur shfaqet nga shtëpia e saj luksoze me një palë bikini të bardha, ajo ka ngacmuar ish-të dashurit me një mesazh.
“Më pëlqejnë mesazhet e ish-të dashurve të mi kur ata duan një shans të dytë”, ka thënë ajo.
Postimi në fjalë bëri bujë të madhe dhe u komentua mjaft shumë nga fansat e ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Ndërkohë, Morena po vazhdon të shijojë çdo moment në Turqi dhe atje tashmë ka ndërtuar një jetë super luksoze.
Zeshkania ka kohë që nuk ka sjell projekte muzikore dhe ai i fundit mbetet “F*** your location”. /Telegrafi/