Kosova sot (e diel), është nikoqire e Anglisë në takimin e fundit eliminator të Euro 2020 të vlefshëm për Grupin A.
Me këtë rast, në mbështetje të djemve të Përfaqësueses së Kosovës në mesin e shumë personazheve publike është edhe këngëtarja dhe modelja nga Peja, Morena Taraku.
Meqë kjo e fundit tanimë është zhvendosur në Turqi për të jetuar dhe vepruar, nga atje nuk ka ngurruar që në këtë ditë të rëndësishme të përkrahë Përfaqësuesen e Kosovës.
Në fotografinë e hedhur në rrjetin social, Instagram, artistja shqiptare shfaqet e veshur me fanelë të Kosovës, së cilës iu bë dhuratë nga FFK-ja më parë.
“Sonte, Kosovo vs England, me dashuri prej Stambollit”, ka shkruar krahas imazhit këngëtarja Taraku.
Siç shihet, Morena është mjaft e entuziasmuar për këtë ndeshje madhështore dhe beson se do të triumfojnë natën e sotme. /Telegrafi/