Site icon Telegrafi

Morena Taraku mohon spekulimet se është shtatzënë

Ka mjaftuar një cucëll në gojë dhe një engjëll në fotografi që të fillojnë thashethemet se është shtatzënë.

Morena Taraku ka qenë në qendër të vëmendjes së fansave si dhe medieve rozë shqiptare pasi dyshohet se së shpejti do të bëhet nënë.

Por, ishte vetë këngëtarja që i dha fund spekulimeve duke mohuar gjithçka dhe se ende nuk e ka në plan të bëhet prindër.

Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se nuk ka asgjë të vërtetë pasi që ende e konsideron vetveten fëmijë.

“Më falni, ende jam unë bebe”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja gjersa mbante në gojë një biberon.

Morena Taraku pasi nxiti spekulime rreth ndarjes me iranianin, tani flet shkurt miliarderi
Lexo po ashtu Morena Taraku pasi nxiti spekulime rreth ndarjes me iranianin, tani flet shkurt miliarderi

Këngëtarja tashmë është zhvendosur në shtetin turk, ku pikërisht në këtë të fundit ka gjetur edhe dashurinë e “përkohshme” teksa kishte treguar se është në lidhje me miliarderin iranian, Shasha Sobhani.

Ndryshe, Morena ka paralajmëruar projektin e radhës, kësaj here në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun. /Telegrafi/

Exit mobile version