Site icon Telegrafi

Morena Taraku mbështet iniciativën për blerjen dhe fuqizimin e produkteve vendore

Foto: Morena Taraku/Instagram

Të mërkurën Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosen masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Si rrjedhojë, të gjitha produktet që hyjnë nga shtetet e lartpërmendura do të paguajnë 100 për qind taksë, teksa kjo ka rritur ndërgjegjësimin dhe obligimin e qytetarëve ndaj blerjes së produkteve vendore.

Në po të njëjtën ditë që kjo taksë iu vu produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja, në rrjetet sociale është shpërndarë një iniciativë për t’i mbështetur bizneset vendore, përfshirë në një ueb të ri, të quajtur Prodhim Vendor (hapësira ku do të plasohen produktet vendore).

Kësaj iniciative duket t’i jenë bashkuar emra të shumtë, ndër ta edhe figurat publike, të cilët njihen për influencën dhe ndikimin e tyre direkt që kanë te fansat, që njëherësh janë edhe konsumatorë.

Një gjë të tillë e ka nisur modelja bukuroshe, Morena Taraku, e cila fillimisht në InstaStory publikoi një imazh me mbishkrimin “100 për qind produkte vendore”.

Morena Taraku bën thirrje për blerjen e produkteve vendore (Foto: Morena Taraku/InstaStory)

Nisur nga ky shembull, pritet që iniciativës në fjalë t’i bashkëngjiten edhe shumë emra tjerë të njohur, me ç’rast do të ndikojnë që edhe qytetarët e Kosovës të ndjekin këtë shembull. /Telegrafi/

Exit mobile version