Site icon Telegrafi

Morena Taraku duket atraktive me pamjen e re me baluke, ndërsa shijon jetën e natës me miqtë e saj

Foto: Morena Taraku/Instagram

Bukuroshja e njohur, Morena Taraku, është shumë e komentuar për jetën esaj private.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat gjithmonë komentohet për paraqitjet e saj.

Së fundmi, këngëtarja dhe modelja e njohur publikoi për fansat një pozë mjaft atraktive, të realizuar në veturën e saj luksoze të tipit BMW.

Ajo dukej mjaft atraktive veshur me pantallona dhe një bluzë të shkurtër ngjyrë të zezë, shoqëruar me një xhaketë ngjyrë blu.

Morena është shoqëruar në Stamboll nga stilistja dhe mikja e saj e besuar, Blerina Kllkoqi-Rugova, me të cilën ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale.

Morena Taraku dhe Blerina Kllokoqi-Rugova (Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram)

Taraku është përfolur edhe për ndryshimin e ri në dukje, me lëshimin e balukeve, duke marrë kështu një pamje edhe më atraktive.

Ajo ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Bad Girl”, në bashkëpunim me reperin Stresi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version